Shkencëtarët britanikë kanë bërë një zbulim shpresëdhënës në luftën kundër Covid-19. Mediat britanike shkruajnë se ata kanë zbuluar një hapësirë në proteinën e virusit, e cila mund të shfrytëzohet për injektimin e molekulave të ilaçeve. Ata thonë se kjo hapësirë mund të shfrytëzohet për të shkatërruar virusin përpara se të arrijë të infektojë qelizat njerëzore.
Ekspertët thanë se ky zbulim është një hap i madh, por paralajmëruan që zhvillimi i ilaçeve mund të zgjasë me vite dhe nuk ka gjasa që një anti-viral i tillë të jetë i disponueshëm së shpejti. Deri më tani, deksametazoni është ilaçi më efektiv në kurimin e Covid-19, por ekspertët thonë se ilaçet që përdoren aktualisht për të kuruar pacientët me koronavirus kanë nevojë për përmirësime që të bëhen më të efektshëm.
Përparime ka edhe në fushën e vaksinave. Firma e famshme ?Johnson & Johnson? bëhet e katërta në Shtetet e Bashkuara që nis fazën e tretë dhe atë përfundimtare të vaksinës anti-Covid. Testet tek njerëzit për këtë vaksinë kanë dhënë rezultate pozitive deri më tani.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/